E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Zyrtare/ Tjetër goditje e Realit të Madridit, firmos futbollisti i 5 (FOTO LAJM)

Tashmë është zyrtare. Reali i Madridit ka kryer edhe goditjen e 5-të në këtë merkato.

Skuadra spanjolle ka njoftuar akordin me talentin 18 vjeçar, Takefusa Kubo. Japonezi ka nënshkruar një kontratë jete, teksa ka firmosur me Realin e Madridit për 6 vitet e ardhshme. 18 vjeçari firmos me Realin pas dakordësisë me Tokio FC.

Kartoni i tij i kushtoi 2 milionë euro. Ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën e të rinjve të Realit, atë Castillo dhe do të vendoset menjëherë nën urdhërat e Raul Gonzalez.

Për të arritur akordin me Kobe, RealitMadridit i është dashur të mposht konkurencën e Barcelonës, duke fituar kështu edhe "El Clasicon" e parë në këtë merkato vere.

Kubo bëhet futbollisti i 5-të që zyrtarizohet te Reali i Madridi gjatë kësaj merkato vere. Luka Jovic, Eden Hazard, Militao dhe Rodrygo Goes janë zyrtarizuar tashmë si pjesë e ekipit "Los Blancos".

Shtuar më 14/06/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori