Zyrtare/ UEFA dënon Sakho, mbyllet sezoni për të
Mamadu Sakho e ka mbyllur zyrtarisht sezonin me Liverpulin dhe tashmë pret vendimin final nga UEFA, në lidhje me pezullimin e tij për përdorim substancash të ndaluara.

Mbrojtësi i Liverpulit rezultoi pozitiv nga kontrollet antidoping para pak javësh dhe nuk ka kërkuar që të kryejë kontrollin B.

Për pasojë, futbollisti ka kërkuar përshpejtim të procedurave dhe është pezulluar me 30 ditë, derisa UEFA të zhvillojë seancën dëgjimore dhe të marrë vendimin për pezullimin final, nga i cili do të zbritet periudha aktuale e pezullimit.
Shtuar më 28/04/2016, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori