Zyrtare: UEFA dënon Tiranën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ashtu siç pritej, UEFA nuk ia ka akorduar ekipit të Tiranës, shumën prej 215 mijë eurosh, që përfiton çdo klub për pjesëmarrjen në turin e parë eliminator të Europa Leagues.

UEFA ka marrë këtë vendim, pasi klubi kishte parregullsi në licensimin për të marrë pjesë në Kupat e Europës, siç thuhet në Rregullat e Licensimit dhe Fair Play financiar nga UEFA.

Përveç Tiranës, një dënim të tillë e kanë marrë edhe Vojvodina e Serbisë dhe Irtish nga Kazakistani, ndërsa Sioni është përjashtuar nga marrja pjesë sezonin tjetër në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori