Zyrtare: UEFA pezullon Marseillen për dy sezone nga kompeticionet evropiane
Pëlqej
UEFA ka pezulluar Marseille nga të gjitha kompeticionet europiane pas incidenteve të ndodhura në katër ndeshje gjatë sezonit të kaluar.

Marseille do të pezullohet për sezonin e ardhshëm që do të kualifikohet.

UEFA ka shqyrtuar sjelljen e klubit francez gjatë sezonit 2017-2018 të Europa League, duke vendosur se janë shkelur rregullat në katër ndeshje.

Ndeshjet e përfolura janë ato ndaj RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe në finalen ndaj Atletico Madrid në Lyon.

Marseille është akuzuar për shqetësime në shkallët e stadiumit nga tifozët, dëme të shkaktuara, fishekzjarrë dhe hedhje e objekteve dhe një start ndeshjeje i vonuar.

Pasi e ka shpallur fajtor klubin francez, UEFA ka zbuluar sanksionin e gjatë, që do ta detyronte Marseille të mos merrte pjesë në kompeticionet europiane për dy sezone.
Shtuar më 25/07/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori