Zyrtare/ UEFA shpall golin e Shaqirit si më të mirin e Euro 2016
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së Euro 2016 tashmë zyrtarisht është përzgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.

Paneli i përbërë nga Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Miloševic, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez dhe Jean-Paul Brigger, ka vendosur më ndryshe sesa votimi që u bë nga publiku, që shpalli si më të mirin golin e Zoltan Geras, shkruan Koha.net.

Pas Shaqirit goli më i bukur ishte ai i Hal Robson-Kanus ndaj Belgjikës e më pas ai i Dimitri Payet ndaj Rumanisë.

“Mbikëqyrësit kanë admiruar jo vetëm aftësitë akrobatike të Xherdan Shaqirit por edhe kontaktin e tij me topin. Ishte gol i jashtëzakonshëm dhe një nga momentet kyçe të Euro 2016”, thuhet në vlerësimin e panelistëve./Albeu.com/
Shtuar më 14/07/2016, ora 20:15
Naser
e Premte 15 Korrik 2016, Ora 00:46
Normal se skan kah j'a mbajn gol si aij ska pas kurrë dhe sdote ket
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori