Zyrtare: UEFA pezullon Carvajalin pas kartonit të verdhë
Pëlqej
Komiteti i Kontrollit dhe Etikës së UEFA-s ka suspenduar me dy ndeshje mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Daniel Carvajal.

Spanjolli u ndëshkuar me kartonin e tretë të verdhë në ndeshjen ndaj Apoel, duke munguar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dortmundit, shkruan Albeu.com.

Por, UEFA ka vlerësuar se kartoni i tretë i verdhë i Carvajal ishte i qëllimshëm dhe kështu ai është dënuar edhe me një ndeshje, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Reali ka të drejtë të apelojë këtë vendim. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori