Zyrtare: UFC dënon Khabibin dhe McGregorin
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor janë suspenduar nga Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadas për sjelljet e tyre pas ndeshjes së “UFC 229” në fund të vitit të kaluar.

Nurmagomedov është pezulluar me nëntë muaj, ndërsa McGregor me vetëm gjashtë muaj.

Pezullimet llogariten prej datës 6 tetor kur ndodhi përballja, i cili u zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas, që nënkupton se Nurmagomedov do të jetë në gjendje të rikthehet në kafaz nga 6 korriku, ndërsa McGregori nga 6 prilli.

Përvec pezullimeve, Nurmagomedov është urdhëruar ta paguajë një gjobë në vlerë 500 mijë dollarë, ndërsa McGregor 50 mijë dollarë.
Shtuar më 29/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori