ZYRTARE/ Valencia i tregon "derën" trajnerit
Valencia ka shkarkuar trajnerin Albert Celades pas rezultateve negative në javët e fundit.

Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të skuadrës në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, vetëm një ditë pas humbjes së tyre ndaj Villarreal të dielën.

Celades u emërua si menaxher pas shkarkimit të Marcelino Garcia Toral, por nuk ka arritur të bëjë atë që pritej nga ai.

Celades gjithashtu u përball me një humbje të sikletshme kur skuadra e tij u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta, duke humbur 8-4 në total.

Valencia gjithashtu pësoi një humbje të rëndë kundër Granadës në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Evropës.

Valencia pozicionohet në vendin e tetë në LaL iga.
Shtuar më 30/06/2020, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori