Zyrtare/ Van Gaal shkarkohet nga Manchester United
Louis van Gaal nuk është më trajneri i Manchester United. "Daily Mail" raporton që ‘djajtë e kuq’ e kanë shkarkuar strategun holandez së bashku me asistent trajnerit Albert Stuivenberg dhe trajnuesin e portierëve Frans Hoek.

Van Gaal u njoh sot me vendimin e drejtuesve të United, që e falënderuan për punën që ka bërë në këto sezone. Klubi do të detyrohet t'i paguajë edhe 5 milionë paund shtesë për prishje të njëanshme të kontratës.

Ditën e nesërme Mourinho pritet të nënshkruajë një marrëveshje 3-vjeçare me Manchester United./albeu.com/
Shtuar më 23/05/2016, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori