ZYRTARE/ Vendoset ku do të luhet derbi i kryeqytetit
Tani është zyrtare. Ndeshja derbi mes Partizani dhe Tiranën do të luhet në "Air Albania Stadium". Derbi i kryeqytetit do të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të luhet në stadiumin e ri kombëtar dhe e dyta në histori pas Shqipëri-Francë.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e Partizanit, që konfirmoi se derbi i kryeqytetit përballë bardhebluve të Tiranës do të luhet në "Air Albania Stadium", ditën e premte, në orën 19:00.

Partizani vjen si kryesues në këtë sfidë, ndërsa Tirana ka shumë probleme, si brenda fushës së lojës, ashtu dhe në staf teknik, pasi Julian Ahmataj ka qenë kryefjala e medieve sportive ditët e fundit.
Shtuar më 10/12/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori