Zyrtare, Vidal konfirmon largimin nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka konfirmuar largimin nga "Zonja e Vjetër", ku ka falënderuar të gjithë për këto katër vite të mrekullueshme. Kilian ka shkruar në rrjetin social Instagram, ku ka falendëruar të gjithë për mbështetjen.

Faleminderit të gjithëve. Këto kanë qenë vitet e mia më të mira në karrierë. Mbështetja juaj ka qenë gjithmonë më e mira për mua. Do të më mungoni shumë dhe faleminderit për gjithçka Juventus”, shkruan Vidal.

Arturo Vidal do të transferohet te Bayern Munichut për 40 milionë euro./Albeu.com/


Shtuar më 18/07/2015, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori