Zyrtare: Vidic do largohet nga United
Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi anglez në fund të këtij sezoni.

“Është viti i fundit i kontratës time dhe kam pasur tetë vite të mrekullueshme te United. Koha ime te ky klub i madh do të jetë më e mira në karrierën time. Unë kurrë nuk kam mundur të imagjinoj se me Unitedin do të fitoja 15 tituj dhe natyrisht se nuk do të harroj as tifozët të cilët ishin fantastikë”.

“Sidoqoftë, unë kam vendosur që të largohem në fund të këtij sezoni. Dua të sfidoj sërish veten time dhe të nxjerr më të mirën nga vetja në vitet në vijim”.

“Nuk dua të qëndroj këtu, pasi që klubi i vetëm për të cilin dua që të luaj është Manchester United. Unë kam marrë disa opsione dhe dua të zgjedhi opsionin më të mirë për mua dhe familjen time. Tani dua të fokusohem te koha ime te United dhe dua të ndihmoj ekipin që të ketë sukses. Unë shpresoj që të ndalen spekulimet për të ardhmen time”, ka deklaruar Vidic për faqen zyrtare të United.


Interi shihet si favorit për të transferuar mbrojtësin serb, pasi ditëve të fundit u spekulua se palët edhe kanë arritur marrëveshje.
Shtuar më 07/02/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori