Zyrtare: Xabi Alonso te Bayern Munchen
Pëlqej
Xabi Alonso është mesfushori i ri i Bayern Munchen. Real Madrid ka zyrtarizuar këtë mëngjes kalimin e lojtarit bask te kampionët e Gjermanisë.

Para se të niset për në Bavari Alonso do të mbajë sot konferencën e fundit për shtyp në "Santiago Bernabeu" (ora 11:00) bashkë me Drejtorin e Marrëdhënieve Institucionale te Real Madrid, Emilio Butragueno.

32-vjeçari u transferua te Bayern pas dëmtimeve të Javi Martinez, Bastian Schweinsteiger dhe Thiago Alcantara, ndërsa klubi gjerman ka paguar 7,5 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori