Zyrtare: Xherdan Shaqiri transferohet tek Liverpool (VIDEO)
Pëlqej
Xherdan Shaqiri zyrtarisht është lojtar i Liverpoolit.

Futbollisti nga Gjilani sot ka bërë testet mjekësore te Liverpooli, ndërsa në orën 22:00 klubi anglez e ka zyrtarizuar atë si lojtar të tyre.

Skuadra nga Merseysides e ka transferuar Shaqirin nga Stoke City dhe për shërbimet e tij ka paguar 13 milionë paund.

Shaqiri te Liverpooli do të mbajë fanellën më numër 23, numër i fatit i tij, një numër që ai e mban të veshur edhe kur luan për Zvicrën. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori