Zyrtare: Ylli i Interit huazohet te Flamengo (VIDEO)
Pëlqej
Gabriel Barbosa ose sic njihet ndryshe me nofkën Gabigol është huazuar tek skuadra e Flamengos në kampionatin Brazilian.

22 vjecari në fakt ishte përfolur prej kohësh për kalimin te Flamengo por vetëm sot u zyrtarizua nga klubi Brazilian në rrjetet sociale.

Kështu Gabigol do të mbetet sërish në Brazil pas eksperiencës me Santosin ku qëndrojë për 6 muaj dukë shënuar 18 gola në 35 ndeshje.

Ndërkohë ai do të vijojë të jetë në pronësi të Interit teksa zikaltrit nuk kanë pranuar ende ta shesin. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori