E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
ZYRTARE/ Ylli i Liverpool nënshkruan me skuadrën turke
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, i është bashkuar klubit turk, Trabzonspor, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Sturridge kishte biseduar me Trabzonsporin dhe Besiktasin në kërkim të një ekipi të ri pasi i kishte mbaruar kontrata me Liverpoolin në qershor.

29-vjeçari zgjoi interesimin e shumë skuadrave nëpër Evropë, ndër to edhe Atalanta në Serie A dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligë.

Megjithatë, ai e ka zgjedhur Trabzonsporin ku do të aktivizhet të paktën tre sezonet e ardhshme të karrierës së tij.

Sturridge shënoi 67 gola në 160 paraqitje për Liverpoolin pasi iu bashkua nga Chelsea në janar të vitit 2013, por nuk e ka gjetur rrjetën e portës që prej shtatorit të 2018-es.
Shtuar më 21/08/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori