ZYRTARE: Ylli i Realit i bashkohet Atletico Madridit
Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë rënë dakord për transferimin e Marcos Lorente në Wanda Metropolitano.

Atltico njofton se 24 vjeçari do t’i kryej kontrollet mjekësore te skuadra e re dhe më pas do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare.

Skuadra e drejtuar nga Simeone do të paguaj 40 milionë për këtë transferim.

Lorente është rritur në akademinë e Real Madridit, ku në vitin 2015 ka kaluar në skuadrën e parë dhe që atëherë ka zhvilluar 22 paraqitje.

Për një sezon Marcos ka qenë i huazuar te Alaves.
Shtuar më 20/06/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori