ZYRTARE/ Ylli i Sassuolos i bashkohet Interit
Interi edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Stefano Sensi.

Sassuolo njoftoi në uebsajtin e klubit se Sensi i është bashkuar Interit si lojtar i huazuar me opsion për t’u blerë nga zikalterit verën e ardhshme.

"Jam i lumtur që jam lojtar i Interit", tha Sensi për gazetarë para zyrës qendrore të Interit.

"Jam i lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Pres sezon të madh me zikaltrit", shtoi ai.

Raportohet se Interi i ka paguar 5 milionë euro për ta marrë në huazim 23-vjeçarin, ndërsa ka mundësi ta blejë atë për 20 milionë euro vitin e ardhshëm.
Shtuar më 02/07/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori