ZYRTARE/ Ylli i Valencias i bashkohet të sapo ngjiturve në Premier League, Leeds United
Ka marrë fund ‘saga’ e anësorit Rodrigo.

29 vjeçari spanjoll është lojtari më i ri i skuadrës së promovuar në Premierligë, Leeds United.

Lajmi është konfirmuar nga Valencia, që ka falënderuar Rodrigon për gjashtë sezonet e kaluara në ‘Mestalla’, duke i uruar suksese në aventurën e re, te Leeds United.

Rodrigo ka qenë lojtari kryesor i Valencias, dhe në 140 paraqitje ka shënuar 35 gola.

Te Leeds United, ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Marcelo Biesla.
Shtuar më 26/08/2020, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori