ZYRTARE: Zapata i jep lamtumirën Milanit
Cristian Zapata ka lajmëruar largimin e tij nga Milan, duke theksuar "tifozët fantastik" të klubit që sipas tij janë të mrekullueshëm

Zapata formalisht do të largohet nga Milan pasi ti skadon kontrata e tij më 30 qershor, me Genoan që duket se do të jetë destinacioni i tij i radhës.

"Dëshiroj që ta falënderoj klubin që me tha mundësi që të luaj në njërën prej skuadrave më prestigjioze në botë", ka shkruar mbrojtësi në Instagram.

"Dua që ti falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kisha gjatë kësaj periudhe të gjatë, trajnerët të me kanë ndihmuar që të rritëm si futbollist dhe si njeri, të gjithë djemtë e Milanellos, shokët e mijë të vërtete dhe, mbi të gjitha, tifozët: thjesht fantastik, ju të gjithë me ndihmuat duke treguar një adhurim të jashtëzakonshëm për mua".

"Faleminderit të gjithëve. Këtu mbyllet një kapitull i karrierës sime, i cili do të mbetet gjithmonë në zemrën time".
Shtuar më 24/06/2019, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori