Tashmë është zyrtare. Pas shumë muajsh pritje të gjithë fansat e UFC do të kenë mundësi të ndjekin në ring magjitë që ofron kampioni i botës në këtë sport
Khabib Nurmgomedov i cili do të ndeshet sërish në muajin
tetor.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Ligës, Dana White, i cili
deklaron se ndeshja do të zhvillohet në 24
tetor. Ai nuk e ka zbuluar ende se ku do të zhvillohet përballja e
shumëpritur. Kundërshtari i rusit pritet të jetë Justin Gaethje dhe në një duel si ky emocionet nuk priten të mungojnë. Në lajmërimin e bërë, White premton spektakël si dhe tregon se tashmë ka ardhur koha për rikthimin e
Khabib.
"Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për
Khabib. Babai i tij ishte si një hero për të dhe e di që kishte një marrëdhenie shumë të ngushtë. Ndeshja do të zhvillohet dhe kjo është e sigurt, thjesht duhet të presim dhe pak,"
deklaron Dana për “CNN”.
Kujtojmë që pak javë më parë
Khabib humbi babain e tij për shkak të koronavirusit. Gjithashtu boksieri rus kishte një ndeshje në fillim të vitit me Tony Fergusonin për të mbrojtur titullin, që gjithashtu u shty për shkak të pandemisë botërore, gjithsesi e rëndësishme është që
Khabib do të kthehet në ring në muajin
tetor edhe pse kundërshtari nuk dihet ende.
Shtuar më 28/07/2020,
ora 21:24