Zyrtare, Zyrih konfirmon largimin e Gjimshitit
Përfundon zyrtarisht aventura e Berat Gjimshitit me klubin zviceran të Zyrihut.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, i cili në orët e ardhshme pritet të shndërrohet në futbollistin më të ri të Atalantës, prishi me konsensus kontratën që e lidhte me skuadrën e drejtuar nga trajneri Sami Hyppia deri më 30 Qershor të këtij viti. Ishte vetë klubi i Zyrihut që me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me Gjimshitin.

Klubi i Zyrihut nëpërmjet fjalëve të presidentit Ancillo Canepa e justifikoi vendimin e marrë me faktin se dëshironte t’i jepte mundësinë Beratit të gjente një skuadër të re ku mund të luajë më shumë në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga Shqipëria në Euro 2016.
Shtuar më 17/01/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori