Zyrtare/ E bujshme, Rusia përjashtohet
Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike "Rio 2016". Gazeta britanike “The Indipendent”, konfirmon se atletët rusë nuk do të marrin pjesë në “Rio 2016”.

Arsyeja e përdorimit të substancave të palejueshme nga atletët rusë, ka detyruar organizatorët të marrin një vendim përfundimtar për përjashtimin e tyre.

Ky vendim është konsideruar një goditje e rëndë për Rusinë, duke patur parasysh edhe faktin se ajo rrezikon përjashtimin nga “Euro 2016”, si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët rus në Francë.

Mbetet të shohim në UEFA do të marr një vendim të tillë të rëndë në ditët në vijim nëse ndodhin sërish trazira.
Shtuar më 17/06/2016, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori