Zyrtarët ngujohen 60 minuta, ja çfarë ndodhi në Vlorë pas ndeshjes
Pëlqej
Pas përplasjes fizike në stadium, administratori Sinan Idrizi kërkoi nga policia të boshatiste impiantin dhe të mos linte asnjë në hollin e tij.

Gjyqtarët, delegati dhe vëzhguesi i ndeshjes janë ngujuar për më shumë se 60 minuta në dhomat e zhveshjes. Ata kanë dalë nga stadiumi rreth orës 22:10 jo me automjetet e tyre, por me furgonët e Policisë.

Ndërkohë që skuadra e Vllaznisë nuk ka pasur asnjë problem gjatë largimit nga stadiumi, pavarësisht asaj që ndodhi aty, raporton Panorama. Futbollistët dhe stafi teknik i kuqebluve nuk kanë pasur asnjë problem me tifozët apo drejtuesit vendës, çka tregon se i gjithë irritimi i vlonjatëve ishte për gjyqtarin kryesor Sino dhe ndihmësit e tij. Pas ndodhisë së djeshme, skuadra e Flamurtarit pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës.

Shtuar më 06/05/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori