Zyrtari i Barcelonës që dha dorëheqjen del me akuza: Te Barcelona vidhen shifra të mëdha parash
Tek Barcelona duket se nga momenti në moment do të shpërthejë një skandal i madh. Nisi me faqet e rreme, që hidhnin baltë mbi emra si Guardiola e Messi e më pas vazhdoi me një debat në distancë mes Messit dhe drejtorit sportiv, Erik Abidal. E gjithë kjo u pasua në një tension reciprok mes lojtarëve dhe pjesëtarëve breda klubit në lidhje me uljen e pagave për shkak të kriizës prej koronavirusit.

Ditën e sotme 6 anëtarë të bordit drejtuesklubit katalanas kanë paraqitur dorëheqjen dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja menjëherë pas përfundimit të pandemisë. Emili Ruzand prej kohësh është një person afër ambientit të klubit dhe pritet të hedhë kanditaturën për të marrë stafetën e Bartomeut si president i Barçës. Ai ka folur edhe në lidhje me largimin e 6 pjesëtarëve të stafit dhe është shprehur se te Barcelona vidhen miliona euro, megjithëse nuk ka publikuar emra.

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro… Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona”, deklaron Ruzand.

Shtuar më 10/04/2020, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori