Zyrtari i lartë i futbollit gjerman kërkon takim me Ozil
Pëlqej
Ozil është shëndërruar për disa kohë në pretagonistin kryesorë të mediave në Gjermani për shkak se sipas atij ishte bërë "preh" e racizmit.

Pas kësaj futbollisti me origjinë turke ka dhënë edhe dorëheqjen e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Së fundmi zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Rauball, ka kërkuar të takohet me Mesut Ozilin, për të sqaruar disa gjërë në lidhje me këtë ngjarje.

“Unë nuk komunikoj përmes Tëitterit, Facebookut ose Instagramit, dhe për këtë problem do të preferoja një komunikimin më tradicional, si komunikimi drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

“Kam qenë pjesë e kombëtares për 11 vite dhe i kam parë të gjitha 92 paraqitjet e Mesut Ozilit. Unë e njoh atë si një njeri modest, i cili pëlqehet nga bashkëlojtarët. Do të isha i lumtur nëse do të takoheshim përsëri, ndoshta pasi të kaloj pak kohë, për një bisedë personale”./albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori