Zyrtari infektohet me koronavirus, izolohet FSHF-ja
As qeveria e futbollit shqiptar nuk i shpëton dot koronavirusit.

Një nga zyrtarët e FSHF-së, F.R, rezulton të jetë nga personat që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit në ditët e kaluara dhe kjo ka bërë që në FSHF të jepet menjeherë urdhëri që asnjë të mos shfaqet në punë.

FSHF kishte nxjerrë një pjesë të personelit në punë me turne në ditët e kaluara, por që pasi është konstatuar se punonjësi në fjalë ka shfaqur simptomat, të gjithë janë urdhëruar që të mos dalin në zyrë pasi nuk dihet se sa kohë më parë punonjësi ka qenë i infektuar dhe se duhet të qëndrojnë në karantinë.

Personat që kanë punuar në të njëjtën zyrë me personin e infektuar me Covid-19 janë detyruar të izolohen në shtëpi për 14 ditë.
Shtuar më 24/03/2020, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori