Zyrtarisht filluan Lojërat Olimpike
Albeu.com
Në stadiumin "Foleja e Zogut" në Pekin, me lojëra dritash, fishekzjarrësh, dhe lojën e afro 15 mijë figurantëve - që kanë krijuar një atmosferë mbresëlënëse - të premten, zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike "Pekin 2008".Ceremonia filloi në orën 8 (sipas kohës lokale) të datës 8 të muajit të 8 të vitit 2008. Numri 8 tradicionalisht është një numër me fat për kinezët. Lojërat që do të zhvillohen deri në 24 gusht do të sjellin së bashku 10.500 atletë nga më shumë se 200 vende, që do të konkurrojnë në 28 sporte olimpike kurse gjithë këtë aktivitet do ta ndjekin 20.000 gazetarë, fotoreporterë dhe personel televizioni.

Sportistët që do të mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë në "Pekin 2008" janë Atanas Nikollovski, Rexhep Selman, Ivana Rozhman, Elena Popovska, Sashko Nestorovski, Mihajllo Popovski dhe Murat Ramazanov. Në hapjen solemne flamurin shtetëror të Maqedonisë e mbajti lundërtari Atanas Nikollovski. Megjithse sipas protokolit Maqedonia pritej të defilojë me emrin e saj kushtetues, kjo nuk ndodhi dhe ajo defiloi me FYROM.

Sportistët që do të garojnë me flamurin shqiptar në "Pekin 2008" janë Klodiana Shala, Dorian Çollaku, Sahit Prizreni,Elis Guri, Lindita Kodra, Romela Begaj, Erkand Qerimaj Gerti Trasha. Pastaj Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo. Flamuri kuqezi u mbajt nga mundësi Sait Prizreni, një nga pretendentët e Shqipërisë për t'iu afruar zonës së medaljeve.

Fatkeqësisht shteti më i ri në botë, Kosova, mungon në këtë Olimpiadë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk arriti të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Vetëm disa minuta para fillimit të ceremonisë për hapjen e lojrave olimpike në Pekin, për një shtet u zvogëlua numri i vendeve pjesëmarëse, pasi që Komiteti Olimpik ndërkombëtar bëri publike se mbretëria e Bruneit është përjashtuar nga Lojrat olimpike me që se këta me kohë nuk i kishin paraqitur sportistët e tyre.

Lojërat e sivjetme olimpike si kurrë më parë në historinë e kësaj ngjarjeje, nuk kanë tërhequr më shumë vëmendje. Organizatorët e lojërave të 29-ta olimpike verore kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për ceremoninë e hapjes, e cila është më impozantja dhe më e bukura që është parë ndonjëherë.

Në Lojërat e sivjeme Olimpike, do të marin pjesë 10 mijë e 500 sportist nga 205 shtete, ashtu që me të drejtë mund të thuhet se në 17 ditët e fundit sporti do të mer vendin numër një në ngjarjet botërore. Dhjet mijë e 500 atlet do të garojnë në 28 sporte në 302 disiplina sportive, ndërsa të gjitha këto gara do ti ndjekin 20 mijë gazetar, fotoreporter dhe punëtor të shërbimeve televizive. arat në Lojërat e 29-ta Olimpike Pekin 2008, do të zhvillohen në 31 arena në shtat qytete të Kinës.
Faton Zylbeari, Alsat
Shtuar më 09/08/2008, ora 01:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori