Zyrtarisht, Maradona trajneri i ri i Argjentines
Albeu.com
Pas disa takimeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, drejtori i përfaqësueses Carlos Bilardo ka deklaruar se Maradona do të jetë trajneri i ardhshëm i Argjentinës.Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, do të caktohet sot si trajner i ri i kombëtares së Argjentinës.
Pas disa takimeve me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Julio Grondona, drejtori i përfaqësueses Carlos Bilardo ka deklaruar se Maradona do të jetë trajneri i ardhshëm i Argjentinës.

“Diego do të jetë përzgjedhësi i kombëtares tonë”, ka qenë deklarata e shkurtë e Bilardos.

Të enjten pritet që Maradona edhe zyrtarisht të prezantohet në konferencë shtypi si përzgjedhës i ri i Argjentinës.

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror vjen në pozitën e selektorit pas dorëheqjes së ish-trajneri Alfio Basile për shkak të rezultateve të dobëta të të zgjedhurve të tij.
Shtuar më 29/10/2008, ora 14:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori