Zyrtarisht Shevcenko ne Milan
Albeu.com
Skuadra e Chelseat ka njoftuar se Andriy Shevchenko është kthyer te skuadra e mëparshme e tij, Milan, duke u dhënë fund spekulimeve disa mujore.Më në fund Milani dhe Sheva morën atë që deshën, pasi që sulmuesi ështe kthyer te skuadra ku i ka kaluar vitet më të mira të karrierës së tij.

“FC Chelsea është pajtuar që Andriy Shevchenko të kthehet te Milan. Detajet e marrëveshjes do të mbesin sekrete. Transferimi do të bëhet pas analizave mjekësore”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit londinez.

Ndërkohë sulmuesi ukrainas ka deklaruar se ndihet sikur e ka fituar Ligën e Kampionëve pasi është bërë sërish lojtar i Milanit.

“Ndjehem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur. Kam shpresuar që një ditë të kthehem prapë dhe kjo u realizua. Ndihem sikur ta kisha fituar Ligën e Kampionëve. Ka pasur disa mosmarrëveshje, mirëpo pasi gjithçka u zgjidh, jam vërtet i lumtur”, kanë qenë komentet e para të Shevës në faqen zyrtare të Milanit.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori