Zyrtarizohet gjithçka, Jovic zgjedh skuadrën e re
Frika nga një parakontratë e ka detyruar Eintracht Frankfurt të lëviz në drejtim të sulmuesit të talentuar të saj, Luka Jovic. Skuadra gjermane ka blerë për 7 milionë euro kartonin e serbit nga Benfika, duke e bindur të nënshkruaj një marrëveshje me gjermanët deri në vitin 2023.

Gjithsesi, klubi portugez do të mbajë 30 për qind të kartonit të lojtarit, i cili është i hapur për blerësit potencialë që i afrohet klubit gjerman.

Siç raporton "MARCA", Real Madrid është i interesuar për blerjen e tij. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Eintracht dhe nuk është çudi që në merkaton e verës të kemi një transferim të tij në "Santiago Bernabeu".

Ndërkohë, Frankfurti është gatshëm për të negociuar një transferim me "Los Blancos" pasi ata kanë hedhur sytë tek lojtarët e rinj si Raul de Tomas, aktualisht në huazim te Rayo Vallecano dhe Pedro Ruiz Delgado. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interes edhe skuadra si Inter dhe Bayern Munich.

Jovic ka arritur të shënojë 25 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e ndihmuar Frankfurt që të ndodhet në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës dhe në çerekfinalet e Europa League.
Shtuar më 24/04/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori