Ajër, det dhe tokë, riviera shqiptare hap dyert për sportin
Pëlqej
Shqipëria turistike hap dyert për disa evente sportive së bashku që për 5 ditë do të pushtojnë zonën e Drimadhes dhe Qafën e Llogarasë. Për herë të parë në vendin tonë, Federata Shqiptare e Aeronautikes organizon Kupen e Kombit në fluturime të lira. Rreth 30 profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare do të marrin pjesë ne evenimentin unik.

Alket Islami nga Aeronautika Shqiptare prezanton evenimentin duke theksuar se objektivi i vërtetë është afrimi i sa më shumë njerëzve me sportin. Ai shton se në këtë garë do të marrin pjesë profesionistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Platforma dixhitale e të gjithë shqiptarëve, që mbulon prej vitesh aktivitete të tilla sportive, do ta pasqyrojë këtë eveniment gjatë 5 ditëve në kanalet e SuperSport. Por risitë nuk përfundojnë me kaq pasi gjatë 5 ditëve të aktivitetit në listën e organizatorëve është përfshirë për herë të parë edhe gara triathlon që starton me vrap në mal, fluturime dhe not. Ekipe nga Federatat e Atletikës, Aeronautikes dhe Notit do të kombinohen mes tyre në një garë që pritet të dhurojë adrenalinë për të pranishmit.

Një risi e këndshme për sportin shqiptar që pasurohet kështu me tre disiplina në një garim të përbashkët si triathloni. Organizatorët kërkojnë që kjo traditë të zgjerohet ndër vite për të injektuar shpirtin sportiv tek të gjithë të rinjtë. Dy aktivitete që hapin dyert për një të ardhme me sa më shumë sport, jo vetëm në Llogara e Drimadhë por në të gjithë vendin.

Bëhuni pjesë e ajrit, detit dhe tokës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori