ATP Miami, finale Djokoviç-Nadal
Novak Djokoviç dhe Rafael Nadal siguruan një vend në finalen e Mastersit të Miamit, pa qënë e nevojshme që të zbrisnin në fushë. Dy tenistët kryesues të renditjes së ATP përfituan nga tërheqja e kundërshtarëve të tyre, që si pasojë e problemeve fizike deklaruan aforfe. I pari ishte japonezi Kei Nishikori, i cili eliminoi në çerekfinale Roger Federer.

Tenisti aziatik nuk zbriti në fushë ndaj Djokovic si pasojë e një dëmtimi në gjurin e majtë, ndërkohë që dhe Tomas Berdych pak para ndeshjes me Nadal doli në në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur se nuk mund të luante dot për shkak të një problemi me gastritin.

Tashmë numri 1 dhe numri 2 i botës do të kenë mundësinë të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Mastersit të Miami duke qënë më të freskët për zhvillimin e një ndeshje spektakolare. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori