Basketbollisti grushton bashkëlojtarin pasi nuk ia pasoi topin (VIDEO)
Një ngjarje e rrallë, por e rëndë ka
ndodhur në kategorinë e dytë të kampionatit të basketbollit në Lituani.
Gjatë
kësaj jave është zhvilluar një ndeshje në divizionin e dytë lituanez, por jo gjithçka ka shkuar në rregull. Kjo pasi, njëri basketbollist e ka goditur
bashkëlojtarin e tij me grusht në fytyrë pasi ai nuk ia pasoi një top.
Ky ishte rasti i Osvaldas Maernis, një lojtar veteran i divizionit të dytë të Lituanisë, i cili
përfundoi duke sulmuar me një goditje brutale
bashkëlojtarin e tij, Tomas Domarkas për mos-kalimin e topit në një sulm të ekipit të tij.
Me të
ndodhur rasti u afruan gjyqtari dhe bashkëlojtarët për ta ndërprerë këtë tollovi. Pas
kësaj sjellje të tij, basketbolli Marni
përfundoi i përjashtuar nga loja për veprimin e tij të pajustifikueshëm . /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2017,
ora 10:59