Boks, Briggs dhe Klitschko zihen në piceri (VIDEO)
Pëlqej
Shannon Briggs ka kohë që ka hedhur dorashkën dhe kampioni i fundit amerikan i peshave të rënda vazhdon të kërkojë me dëshpërim një shans për t’u ndeshur me dominuesin absolut të kësaj kategorie Wladimir Klitschko. Vetëm pak ditë më parë 42-vjecari njujorkez e provokoi kampionin e padiskutueshëm ukrainas të peshave të rënda në një palestër në Florida ku Wlad po bënte stërvitjen e tij të zakonshme, duke u ngjitur madje edhe në ring, e ku të dy boksierët u ndanë vetëm nga ish-kampioni tjetër amerikan Michael Moorer, ndërsa në muajin mars provoi pa sukses ta provokojë duke e goditur me këpucë, megjithatë I pakënaqur nga gjithë këto dështime Briggs këtë herë shkoi ca më larg, duke kërkuar me insistim të luajë me nervat e 38-vjecarit.

Kur ushqehesh thonë që nuk të ngacmon as gjarpri, sidoqoftë duket se ka pasur parasysh pikërisht këtë gjë veterani nga Brooklyn për të nervozuar vëllain e vogël Klitschko, ose mund të thuhet se të paktën e provoi edhe një manovër të tillë, kështu që nuk ka vend për pendesë.

Rezultati është i përafërt me rastet e mëparshme, gjithsesi në njëfarë mënyre Briggs këtë herë të paktën ja doli mbanë për të nxjerrë Klitschkon nga mburoja e përhershme hermetike e qetësisë. Përplasja më e fundit ndërmjet tyre ndodhi përsëri në Florida, në Miami në restorantin italian Mama Mia. Duke nxjerrë nga goja lloj lloj fjalësh e çfarë i vinte për mbarë Shannon Briggs pa kurrfarë ndrojtje u ul pikërisht në tavolinën ku po drekonte ukrainasi.

Pa humbur kohë 42-vjecari nga Brooklyn i rrëmbeu Wladimirit tasin e makaronave dhe fillojë të ngulë në të pirunin pa pushim.

Kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda në pamje të parë ruajti qetësinë, duke e pyetur madje edhe nëse donte ta shoqëronte ushqimin e tij me një gotë ujë, me cudinë e madhe se këtë herë ujin që mbante gota Wlad ja derdhi në kokë boksierit amerikan.

Nervat e Shannon Briggs kuptohet fluturuan nga 0-100 me një shpejtësi të atillë që edhe një Bugatti Veyron do ta kishte zili.

Përpara sesa incidenti më i fundit mes tyre të kulmonte me shkëmbim grushtesh veterani amerikan u nxor jashtë me forcë nga restoranti, ndërkaq nga sa u morr vesh më vonë Briggs vizitoi edhe spitalin më të afërt të zonës, për të hequr një copë xham që I kishte hyrë në shputën e këmbës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori