Çiklistët shqiptar gati të shkojnë në Botëror, por nuk kanë biçikleta
Pëlqej
“Bëmat” e sportit vijnë nga Shqipëria. Rasti i paprecedentë regjistrohet te çiklizmi. Edhe kur të krijohet mundësia për të marrë pjesë në një kampionat botëror që jo të gjithë e kanë luksin ta bëjnë realitet një gjë të tillë në karrierën sportive, je i “dënuar” të shkosh vetëm si spektator, pasi të mungon ajo dhe më kryesorja… biçikleta.

Nuk është legjendë urbane, por e vërtetë. Kjo i ka ndodhur së fundmi për fatin e tij të keq çiklistit të kombëtares shqiptare, njëherësh kampionit të Shqipërisë, Ylber Sefa, një nga tre të përzgjedhurit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit për të marrë në Botërorin që do të mbahet më datat 17-24 shtator në Bergen të Norvegjisë. Është vetë çiklisti Sefa që e ka bërë publike në rrjetin social “Facebook” rastin qesharak për këdo që do ta dëgjonte në arenën ndërkombëtare.

Në pamundësi për të siguruar biçikletën, Sefa është detyruar të heqë dorë përfundimisht nga kjo sfidë jo pak e rëndësishme për ‘CV’-në e tij. “Të përgatitesh një vit të tërë, një vit sakrificë për të pritur garën më të rëndësishme, siç është kampionati botëror, ku të jepet mundësia të jesh pjesëmarrës i këtij evenimenti gjigand. Për gjithsecilin është një ëndërr.

Pas gjithë sakrificave nuk ke një biçikletë nga ekipi përkatës. Nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse ‘bye world championship 2017’, see you 2018”, shkruan mes indinjatës në “Facebook”- un e tij kampioni i Shqipërisë, duke lënë në mister fajtorin e këtij turpi, mes Federatës Shqiptare të Çiklizmit apo ekipit belg, ASFRA Racing Team me të cilin shqiptari garon prej sezonesh, raporton Panorama.

Por gazeta “Panorama Sport” mësoi se Federata Shqiptare e Çiklizmit nuk ka mundur ta pajisë çiklistin me biçikletë, edhe pse e ka si detyrim, duke e “djegur” përfundimisht nga kampionati botëror. Shqipëria do të përfaqë- sohej me tre çiklistët e saj më të mirë: Eugert Zhupa, Redi Halilaj dhe Ylber Sefa.
Shtuar më 09/09/2017, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori