Conor Benn sërish ka folur për boksierin shqiptar,
Florian Marku.
Përmes një interviste, Benntha se i ka treguar Eddie
Hearn që mos të ketë duele me Markun, duke e quajtur këtë të fundit si kur**.
"I kam thënë
Hearn. Mos më bëjë luftëra me kur***", ishte komenti i boksierit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar
Florian Marku, i cili i thotë Conorit të bëhet burrë.
"Eja, bëhu burrë. Le ta organizojmë një meç dhe të luftojmë. Fituesi i merr të gjitha. Mos u bëjë frikacak", ka shkruar në rrjetet sociale
Florian Marku.
Kujtojmë që gjatë shkurtit, më datën 20,
Marku do të rrahet me boksierin, Charlton.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 12:16