Derbi Shqipëri-Kosovë në "Euro 2017" (FOTO LAJM)

Kombetarja A
Pëlqej
Kombëtarja e basketbollit të meshkujve rikthehet në eliminatoret e Europianit 2017 skenë në të cilën ka munguar në dy edicionet e fundit.

Në 2013 Kombëtarja e Basketbollit nuk mori pjesë në to për shkak të problemeve financiare që kalonte basketbolli shqiptar duke u ndëshkuar në këtë mënyrë nga FIBA me përjashtimin në edicionin pasardhës të 2015.

Shorti i hedhur në Mynih të Gjermanisë e vendosi Shqipërinë në Grupin F ku do të ketë si rivalë Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë, 3 kundërshtarë të vështirë për ekipin tonë Kombëtar që rikthehet pas një mungese të gjatë në arenën kontinentale, shkruan Albeu.com.

Një surprizë të vecantë ka rezervuar ndërkohë shorti për Kombëtaren e Basketbollit të 20-vjecarëve duke e pozicionuar në të njëjtin grup me Përfaqësuesen e Kosovës në këtë grupmoshë, kështu në Grupin C të Divizionit B, do të jenë Shqipëria, Kosova, Greqia që është dhe vendi mikëpritës i këtyre eliminatoreve Britania e Madhe, Holanda dhe Irlanda. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori