Djokovic mposht koronavirusin
Djokovic doli pozitiv në këtë virus pasi ka marrë pjesë në një turne që kishte organizuar ai në Serbi dhe Kroaci, në kohën e pandemisë.

Në ndeshjet e zhvilluara në Beograd dhe Zadar nuk është mbajtur distancë fizike.

"Novak Djokovic dhe gruaja e tij Jelena kanë dalë negativë për Covid-19. Kjo është kuptuar në rezultatet e testeve që ata kanë kryer në Beograd", ka thënë ekipi i tij.

Të dy, si tenisti, ashtu edhe gruaja e tij nuk janë përballur me simptoma të sëmundjes dhe kanë qëndruar në vetizolim në Beograd, prej kur kanë kuptuar se janë infektuar.

Djokovic ka qenë lojëtari i katërt që është infektuar pas pjesëmrrjes në lojërat në Beograd dhe Zadar.

Në mesin e të infektuarve kanë qene edhe: Grigor Dimitrov, Borna Coric, dhe Viktor Troicki.

Trajneri i serbit, Goran Ivanisevic, është infektuar po ashtu me koronavirus.

Djokovic është kritikuar për organizim të turnut pa marrë të gjitha masat mbrojtëse por edhe për pjesëmarrjen në ndjenja gjatë natës.
Shtuar më 02/07/2020, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori