Dopingu, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i peshëngritjes
Sekretati i Përgjithshëm i Federatës së Peshëngrijes, Muharrem Berisha, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Arsyeja e dotërhejes, sipas vetë Berishës, vjen pas skandalit të dopingut që kaploi shtangën shqiptare javët e fundit.

"Ndjej përgjegjësi morale për skandalin e dopingut që përfshiu peshëngritësit shqiptarë. Unë besoj që ata janë të pafajshëm, por gjithë suksesi i arritur me mund dhe djersë pas dy viteve punë, u shemb me njëherë. Një gjë e tillë nuk më la një shije të mirë dhe vendosa që të largohem nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimin ia kam paraqitur Presidentit, Elez Gjoza, i cili e ka pranuar. Dua të theksoj që do të qëndroj pranë sportistëve, por jo si zyrtar, pasi besoj te ata", deklaroi për A1 Report Muharrem Berisha.

Vendimi për dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Peshëngritjen vjen pas rastit të dopingut me kampionët, Hysen Pulaku, Romela Begaj dhe Daniel Godelli, ky i fundit në testin A, pasi testi B ende nuk është publikuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori