Dopingu, Pulaku e Godellin në pritje të testit B
Skandali i tre rasteve të dyshuar me doping me substancën "stanozolol" sipas Federatës Botërore të Peshëngritjes vazhdon të mbetet shumë i paqartë sot e kësaj dite, edhe pse ka kaluar gati 1 muaj nga publikimi i parë i peshëngritëses Romela Begaj. Situatë e mjegullt dhe asnjë sqarim për atë çfarë ka ndodhur përveçse justifikime. Jo vetëm kaq, por asnjë hetim shtetëror edhe pse Kodi Penal shkruan për ndjekje penale që dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, shkruan Panorama-Sport.

Gjithashtu, një kaos edhe mes vetë drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Nëse më herët hodhën dyshime për komplot të palës greke duke vënë gishtin direkt te trajneri i Kombëtares Luan Shabani, së fundmi dolën "pro" tij. Ndërsa edhe testi B nxori pozitive Romela Begajn, edhe dy peshëngritësit e tjerë nuk kanë pranuar testin A të antidopingut të kryer në kampionatin botëror të peshëngritjes në Almaty.

Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli, të cilët kanë rezultuar gjithashtu pozitivë me substancën stanozolol, do të ballafaqohen me testin B paraditen e 13 dhe 15 janarit. /albeu.com/



Shtuar më 06/01/2015, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori