E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja për meçin e shekullit
Një nga meçet më të mira në histori të boksit pritet të ndodhë gjatë këtij viti.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury, dy boksierët nga Britania e Madhe do të dalin në ring gjatë vitit 2021.

Promotori i njohur, Eddie Hearn e ka konfirmuar se një marrëveshje e tillë tashmë është arritur, vetëm duhet pritur për muajin dhe datën.

"Po, marrëveshja është arritur. Po flas sinqerisht", ka thënë Hearn.

Muajt e mundshëm për një meç të tillë janë: prill, korrik dhe tetor.

Tyson Fury nuk ka luftuar që disa muaj për shkak se ishte në pritje të mecit të tretë kundër Deontay Wilder.

Kurse Joshua u rrah gjatë muajit dhjetor, ku arriti fitore me KO ndaj Kubrat Pulevit./

Shtuar më 16/01/2021, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori