Edhe Hysen Pulaku pozitiv në testin B
Pas Romela Begajt, edhe Hysen Pulaku del pozitivtestin B antidoping të kryer një ditë më parë në Këln të Gjermanisë. Sipas asaj që raporton "TCH", edhe prova e dytë ka vulosur faktin se 22-vjeçari ka përdorur stanozolol, substancën me të cilen Pulaku u kap në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Peshëngritësi nga Elbasani u rendit i 10 në Botërorin e Kazakistanit dhe disa muaj më vonë u shpall kampion Europe për të rinj në stilin e shtytjes në peshën 85 kg.

Pulaku iu nënshtrua testit antidoping në botërorin ku Daniel Godelli dhe Romela Begaj u shpallën kampionë bote dhe jo në Qipro, ku u zhvillua europiani.

Në Lojërat Olimpike Londër, 2012, 22-vjeçari i cili rezultoi pozitivtestin antidoping u pezullua për 2 vjet, ndërkohë që rasti i përsëritur për një kohë të shkurtër mund ta penalizojë akoma më shumë, duke rrezikuar një përjashtim nga 4 vjet deri përgjithmonë nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

Ndërkohë të enjten do të jetë Daniel Godelli i cili do të dalë para Komisionit dhe do të mësojë përgjigjjen e testit B antidoping. Nëse edhe Godelli rezulton pozitiv, atëherë Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh dhe një përjashtim nga 1 deri në 2 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori