Edhe pse u mposht nga Poirier, McGregor fitoi miliona dollarë
McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.

Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku për një moment nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të Poirier dhe u përplas në tokë.

Kështu, sipas "Indepedent" para këtij meçi ishte parashikuar që McGregor të fitonte 5 milionë dollarë në rast humbje apo fitore, ndërsa shuma e vendosur për Poirier ishte vetëm 1 milionë, madje ky ishte çmimi më i madh në karrierën e 32-vjeçarit.
Shtuar më 24/01/2021, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori