Euroleague, Reali kthehet tek fitorja
Pëlqej
Reali i Madridit rikthehet më në fund te fitorja pas 3 humbjeve radhazi në Euroleague-n e basketbollit. Skuadra madrilène shkatërroi 89 – 57 Unicajan në derbin spanjoll, pasi e gjetën kundërshtarin ndoshta në ditën më të errët.

Një përballje pa shumë hustori në “WiZink Center”, me Realin që e mbylli pjesën e parë 19 – 12 dhe e thelloi diferencën pas cdo periode, derisa në përfundim të ndeshjes kishte një epërsi prej 32 pikësh. Amerikani Carroll shënoi 17 pikë për Realin, ndërsa Fernandez dhe Doncic shtuan respektivisht 14 dhe 13 pikë.

Rikthehet te fitorja Maccabi i Tel Avivit, pikërisht në parketin e Khimkit, me rezultatin 69-77. Për moskovitët ishte e pamjaftueshme paraqitja e Shved, që shënoi 21 pikë, ndërsa për izraelitët spikati amerikani Jackson me 19 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori