Fansat kërkojn revansh mes Khabib dhe McGregor, rusi: Kuajt nuk garojnë kundër majmunëve
Janë të shumtë fansat e arteve marciale mikse që prej vitesh kërkojnë një revansh mes
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Rusi, kampion bote në peshën e lehtë, vendosi të tërhiqej nga kafazi pas duelit që zhvilloi shtatorin e kaluar, ku fitoi ndaj Justin Gaethje.
Khabib regjistroi rekordin 29 fitore, 0 humbje dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ai do të rikthehet edhe për një duel të fundit, për ta mbyllur karrierën 30-0.
"Ka shumë paqartësi në lidhje me faktin nëse unë do të
rikthehem për të
dueluar apo jo. Për momentin nuk kam plane të tilla", tha
Khabib Nurmagomedov.
Khabib, më tej shtoi në lidhje me një takim me presidentin e UFC-së, Dana White dhe emrin e rivalit që ai do t’i ofrojë në kafaz.
"Së pari, ai do të më ofrojë shumë parà që të
rikthehem. Por për çfarë, për të
dueluar sërish ndaj Conor McGregor apo Dustin Poirier? Përse unë duhet ta bëj sërish këtë gjë?"
"Për ata çdo gjë vërtitet rreth parasë, nuk kanë interes për sportin. Unë i kam mposhtur të dy ata. Një proverb thotë: "Një kalë nuk e nis kurrë garën derisa majmuni të fitojë. Por majmunët asnjëherë nuk mund të garojnë me kuajt. Ndaj, unë s’kam asnjë interes të dueloj me ata të dy edhe sikur UFC të më ofrojë 100 milionë dollarë", tha
Khabib.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 10:31