Fatkeqësi në garën e Le Mans, vdes piloti (VIDEO)

Gara klasike e 24 orëve të Le Mans, në Francë, u trondit nga vdekja e një piloti gjatë së shtunës. 34-vjeçari Allan Simonsen u përplas dhunshëm me barrierat në kthesën e "Tertre Rouge", vetëm dhjetë minuta pas nisjes së garës.

"Aston Martin" i danezit pësoi dëmtime të shumta, por piloti ishte ende gjallë kur shërbimet mjekësore mbërritën pranë tij.

Ai u dërgua me urgjencë me helikopter në një qendër mjekësore, por ndërroi jetë pak më pas.

Kjo është hera e parë që një fatkeqësi regjistrohet në klasiken 24-orëshe që prej vitit 1997.

Arsyeja e aksidentit, në një pistë të Francës Perëndimore, është ende nën hetim. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori