Finale shqiptaresh në xhudo, Majlinda Kelmendi mund Distria Krasniqin
Pëlqej
Turneu i xhudos i zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ishte një sukses total për Kosovën.

Dy xhudistet femra Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi dolën në finale duke u ndeshur me njëra-tjetrën.

Ajo që në fund fitoi ishte kampionia e botës Majlinda Kelmendi që mori medaljen e arit.

Por edhe Distria Krasniqi mori medaljen e argjendtë duke e bërë shumë krenar trajnerin e tyre Driton Kuka.

“Nuk ka rëndësi kush fitoi, por e rëndësishme është që Kosova mori dy medalje”, shkruan Kuka në Facebook.
Shtuar më 26/06/2016, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori