Gjetan Keta: Do nderoj Shqipërinë, Bulqizën dhe veten
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kampioni aktual euro-aziatik në federatën WBC, boksieri shqiptar Gjetan Keta do të mbrojë titullin më 18 tetor në vendlindjen e tij, në Bulqizë, ndaj rusit Marat Khuzeev.

I ftuar në "Procesi Sportiv" në Top-Channel, 3 herë kampioni i botës në KikBoks, Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht trajneri i Gjetanit e ka vlerësuar si një ndeshje tepër të rëndësishme atë të 18 tetorit, duke qenë se do të zhvillohet në Bulqizë, vendlindja e vëllezërve Keta.

Ndërsa në një lidhje me "Skype", Gjetani është shprehur se, pavarësisht emocioneve të mëdha, përqendrimi te stërvitja është maksimal.

"Kjo është një ndeshje e veçantë, duke qenë se do të zhvillohet në vendlindjen time. Aktualisht jam tepër i përqendruar te stërvitja për të dhënë maksimumin në ndeshje, të nderojë shqiptarët, Bulqizën dhe veten", u shpreh Gjetani

Trajneri i Gjetanit, Ismaili, e ka cilësuar tepër të fortë ndeshjen, duke thënë se boksieri rus është i një niveli mjaft të lartë.

Në fund Islamili shtoi se të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave dhe nga sponsorët do të shkojnë për të ndërtuar stadiumin e futbollit në qytetin e Bulqizës, "për t’i ardhur në ndihmë të rinjve të largohen nga rruga dhe t’i afrohen sportit", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 11:12
maria
e Hënë 13 Tetor 2014, Ora 14:50
njishat
asqerime ruse
e Hënë 13 Tetor 2014, Ora 14:51
ne e bojme si bisat
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori