Gjetan Keta: Dua titullin botëror në 2015-ën
Pëlqej
Viti 2015 mund të trokasë me një kampion bote për ringun shqiptar. Këtë e konfirmon kampioni i Evropës dhe Azisë, Gjetan Keta, i cili flet në një intervistë për Sport News rreth pritshmërive dhe projektit sportiv gjatë 12 muajve të ardhshëm.


"2014 e mbylla me sukses dhe 2015 dua të shpallem kampion bote. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në SHBA. Po bisedojme që ndeshja të zhvillohet në fund të shkurtit", është shprehur Gjeta.

Kampioni kuqezi i gjerdanit WBC thekson se ëndrra e tij është që të ngjitet në majën e botës dhe kjo mund të ndodhë në vitin 2015, por ai shton se ende nuk ka një emër kundërshtari sepse palët janë në bisedime por sipas të gjitha gjasave sfida e radhës do të jetë përtej Atlantikut.

Në vijim, boksieri nga Bulqiza rikthehet te sfida e muajit Tetor në qytetin e tij të lindjes ku hodhi në nokdaun në raundin e tretë sfidantin Marat Khuzeev.

"Për mua ishte një kënaqësi, një ëndërr që doja ta arrija dhe ia arrita në Bulqizë duke e promovuar atë vend dhe duke promovuar Shqipërinë", vijoi ai.

Në fund të intervistës, Gjetani e pranon se mbështetja e madhe në Bulqizë nga banorët vendas por edhe nga gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm atë mbremje, i dha kurajo për ta fituar atë përballje. /albeu.com/

Shtuar më 26/12/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori